Të Sjellshëm ose Pasjellshëm
Qëllimi
Burimet
- Filxhan/Kapele
- Letra të vogla
- Lapës/Stilolapës/Markersa
- Fletë Udhëzimi për Aktivitetin (opsionale) klikoni për ta shkarkuar
Udhëzime
- Përzgjidhni disa apo të gjitha materialet që i shihni si më të përshtatshme për fëmijët.Ju mund t’i shkruani këto veprime apo bëma në copat e letrave,t’i fusni në kapele apo filxhan dhe fëmijët të zgjedhin ose ju mund të përzgjidhni disa që t’i lexoni me zë të lartë e diskutoni.
- Personi që e zgjedh letrën,do t’i përgjigjet pyetjes : “ Kur e ke perceptuar këtë veprim si të mirë/xhest mirësie?” Dikush tjetër d t’i përgjigjet pyetjes së kundërt, pra : “Kur e ke perceptuar këtë veprim si jo të mirë?” Nëse nuk e kanë përjetuar personalisht atë çka thuhet në letër,mund të japin një përgjigje të bazuar në një histori hipotetike .
- Vazhdoni derisa t’i mbaroni të gjitha materialet , më pas vazhdoni diskutimin si në vijim.
Diskutim
- Çfarë e bën diçka të mirë ose jo?Si e kuptoni nëse dikush po tregohet i sjellshëm ose jo?
- Si mund ta kuptosh nëse ti po tregohesh i sjellshëm apo jo?
- Cilat janë disa gjëra të rëndësishme që duhet t’i mbajmë mend rreth të qënit i sjellshëm?
- Mund të rikujtoni një rast ku jeni munduar për të qënë i sjellshëm, por keni bërë të kundërtën?Çfarë do të bëje ndryshe herën tjetër?
- Tashmë që zotëron pikëpamje të reja rreth mirësisë e të qënurit i sjellshëm,si mund ta ndash eksperiencën tënde me të tjerët?
Shtesa
Planifikoni një ditë kushtuar mirësisë,“Dita e Mirësisë” ku çdokush zotohet të kryejë një akt/xhest mirësie,e ditën pasardhëse mund ta diskutoni së bashku.Gjithashtu mund të dëgjoni një episod të një :” Botë e sjellshme”(janë shumë të shkurtra,nën 7 minuta) dhe të diskutoni rreth tij.
Burimi i Aktivitetit
About this activity…
Mosha
SDG:
Madhësia e Grupit
EQ AREA:
Koha
DEMO VIDEO:

0 Comments